Kosovës po i mbaronin testet për Covid-19, ia dhuron Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia do t’i dhurojë Kosovës 1.000 teste për koronaviursin, pasi Instituti i Shëndetit Publik tha se aktualisht kishin mbetur vetëm 600 teste, të cilat mjaftojnë vetëm për 3-4 ditë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka konfirmuar lajmin për REL se Serbia është treguar e gatshme për të ndihmuar.

Përveç 1.000 testeve që do të dhurohen nga Serbia, Kosova do të sigurojë edhe 2.000 teste të tjera nga një marrëveshje e mëhershme.

Deri më tani në Kosovë janë testuar 3.915 persona nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19, 449 persona. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë është 12.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV