Basha zbulon skenarin e ‘fshehtë’ të Bardhit/ Pret të marrë PD-në pasi të ikë Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Lulzim Basha i ftuar në një intervistë televizive, tha se nëse logoja e vula e PD-së mbeten peng të lojërave të Ramës me Berishën, atëherë do të gjenden format dhe mënyrat që alternativa e re që ai propozon të jetë  para shqiptarëve.

Sipas Bashës, ka ardhur koha që shqiptarët të ndahen me të kaluarën dhe me zgjedhjen “më pak i korruptuar” dhe të përqafojnë një kulturë të re politike, dhe pse jo një formacion të ri politik.

“Për t’iu kundërvënë kësaj ne nuk kemi nevojë as për logo, as për vula as për karrige. Kemi nevojë të besojmë tek Shqipëria, të besojmë se me mundësitë e Shqipërisë mund të ndihmohet çdo shqiptar dhe me ekspertizën më të mirë, por dhe me një vullnet të hekur politik këtë program t’ia paraqesim shqiptarëve.

Grup interesi, pas grupi interesi. Që nga gazetarët në median e lirë, tek fermerët, nga profesionistët e lirë tek rinia, nga pensionistët tek administrata, forcat e armatosura, të përndjekurit.

Programi ynë është i plotë dhe koha që kemi në dispozicion nga sot deri kurdo të shpallen zgjedhjet jo për t’i shkuar nga pas tangos së kryeministrit me ish-kryeministrit, por për t’i thënë shqiptarëve që ka një alternativë për t’ia dhënë atyre këtë  alternativë.

Është përgjegjësia e shqiptarëve të votojnë dhe afërmendsh vota e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të jetë ose për dyshen e vjetër, kryeministër dhe ish-kryeministër me sentencën se kush është më pak i korruptuar ose për përqafimin e një kulture të re politike, pse jo edhe të një formacioni politik në kuptimin e burrave, grave, të rinjve dhe të rejave që unë shpresoj nëse drejtësia vihet në vend do të ketë logon dhe vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në çdo rast kjo alternativë nuk do t’i mohohet Shqipërisë .

Nëse logoja e vula e PD-së mbeten peng të lojërave të Ramës me Berishën për hesap të Ramës padiskutim do të gjejmë format që kjo alternativë të jetë para shqiptarëve dhe shqiptarët ta kenë mundësi ta zgjedhin.”/E.T

Të fundit

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00,...

Lojtari i ri më i mirë i vitit në Champions, Doue shkëlqen në sezonin e parë me Parisin

Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj...

Lajme të tjera

Web TV