U tallën me masat ndaj koronavirusit, infektohen 140 murgjër në manastir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga David L.Stern “The Washington Post”

Keiv – Muret dhe kupolat e arta të Kyra Pechersk Lavra, ose Manastirit të Shpellave, ​​kanë ekzistuar për shekuj me radhë në qendër të kryeqytetit ukrainas. Por tani ato janë shkelur nga një “mysafir” vdekjeprurës:koronavirusi i ri.

Një nga qendrat e Krishterimit Ortodoks, është shndërruar në një nga vatrat e nxehta të pandemisë së koronavirusit në Ukrainë. Është një histori tepër domethënse, se si vetëm një muaj më parë, paralajmërimet mbi përhapjen e virusit, u panë nga disa si të tepruara.

Autoritetet e manastirit – i njohur për sistemin e tij të madh të katakombeve, që datojnë nga që shekulli XI-të – reaguan shumë ngadaltë ndaj paralajmërimeve se virusi po përhapej me shpejtësi. “Të gjithë të vijnë në kishë, të lexojnë Psallmet, Ungjillin, të përqafojnë njëri-tjetrin”-udhëzoi përmes një video-mesazhi në mesin e muajit mars Mitropoliti Pavël, kreu i manastirit.

“Epidemia më e tmerrshme, është mëkati që e shkatërron natyrën njerëzore”- shtoi ai.

Tre javë më vonë, Mitropolit Pavël i tha agjencisë së lajmeve Rojter, se ai nuk e vlerësoi në fillim seriozitetin e situatës. Ndërkohë ditët e fundit, manastiri ka nisur të zbatojë disa masa të rrepta të karantinës.

Ndërkohë, zyrtarët në Kiev thonë se më shumë se 140 murgj dhe të tjerë në manastir, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri, dhe të paktën 3 prej tyre kanë vdekur. Sa për krahasim, kryeqyteti Kiev ka regjistruar më shumë se 700 raste me 12 të vdekur, dhe Ukraina në tërësi ka më shumë se 4660 raste, dhe 125 viktima.

Zyrtarët ukrainas, reaguan përmes marrjes së disa masave emergjente. Ata vendosën në hyrje të manastirit policinë dhe personelin e gardës kombëtare, për të ndaluar hyrjen e publikut në manastir, dhe po kryejnë testime të shumta, si dhe po dezinfektojnë ambjentet e tij.

Por analistët po pyesin nëse vonesa fillestare, mund të nxisë tani një valë të madhe të infektuarish në manastir. Shqetësimi se institucionet fetare, mund të ndihmojnë në përhapjen e koronavirusit, shtrihet përtej mureve të Lavra të Kyiv Pechersk. Dhe kjo teksa Ukraina – me më shumë se dy të tretat e popullsise ortodokse – po përgatitet të kremtojë të dielën Pashkën Ortodokse.

Lexo edhe :  “Sulmi në Fordow, si në Hiroshima”, Trump: I dha fund luftës

Autoritetet e kishës, konfirmojnë se vetë Pavel është shtruar në spital, por ato nuk pranojnë të komentojnë raportet në median ukrainase, se ai është me covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri. “Ai është në gjendje të mirë, dhe nuk ka komplikime. Vuan nga një numër sëmundjesh të tjera kronike, ndaj është shtruar në spital për një kontroll”-tha Mitropoliti Kliment Vesheria, një zëdhënës i kishës.

“Unë mendoj se ai ka gjasa që dalë shumë shpejt nga nga spitali”- theksoi ai. Dhe Ukraina nuk është rasti i vetëm. Objektet e kultit në mbarë botën kishin rezistuar – ose ende rezistojnë – ndaj udhëzimit të distancimit social dhe masave të tjera për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Edhe disa kisha ortodokse ruse, i lejuan besimtarët të vazhdojnë traditat e tyre, sikurse është edhe puthja e ikonave, edhe disa javë pas mbërritjes së Covid-19 në Rusi. Në Korenë e Jugut, një kishë mesianike e mbyllur tani, ndihmoi në shpërthimin e epidemisë në vend gjatë muajit

shkurt.

Degët e ndryshme të kishës ortodokse në Ukrainë, thonë se qasja në kisha do të kufizohet, dhe se besimtarët mund të ndjekin ceremonitë për Pashkët nga televizori ose interneti, sikurse ndodhi edhe me të Dielën e Palmave. Sondazhet sugjerojnë se rreth 85 përqind e popullsisë, ka ndërmend që të qëndrojë në shtëpi për Pashkë.

Por ekziston frika se virusi mund të qarkullojë ende midis turmave që mblidhen jashtë kishave, dhe disa ukrainas që do të tubohen gjithsesi për të konsumuar ushqimet tradicionale familjare, dhe për pikniqe. Në një fjalim drejtuar vendit të martën, presidenti Volodimir Zelenski, e përdori situatën në Lavra në Kyiv Pechersk si një shembull, se përse ishte e rëndësishme që ukrainasit të qëndrojnë në shtëpi gjatë festës.

Koha e heqjes së bllokimit në Ukrainë, do të varet sipas tij “nga sjellja jonë gjatë Pashkëve, dhe nga disiplina jonë”. “E gjitha kjo situatë tregon se kombësia, gjinia apo feja juaj, nuk janë të rëndësishme për koronavirusin. Kjo tregon se nuk mund të kemi një qëndrim të shpakujdesur ndaj sëmundjes”- përfundoi Zelenski.

S.T

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV