Ilir Selmanin e ‘tradhtoi’ gruaja e tij, gabimi i saj vuri në lëvizje policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishin takimet me bashkëshorten që e çuan në pranga llir Selmanin, një prej të akuzuarve për vrasjen e ish-policit Santiago Malko 8 muaj më parë, jo shume larg vendit ku u arrestua 35-vjeçari.

Burime për Faxweb pranë uniformave blu bëjnë me dije se agjentët e policisë e mbanin nën vëzhgim prej kohësh familjen e tij, në përpjekje për të zbuluar se ku fshihej.

Disa vizita të bashkëshortes në një pallat në rrugën “Endri Keko”, në zonën e Xhamllikut, shtuan dyshimet e policisë.

Pas disa ditësh nën vëzhgim, ata u siguruan për praninë e tij dhe pritën momentin që të dilte nga banesa.

Ilir Selmani sapo kishte dalë dhe mbante me vete një pistoletë me fishekë në gojë.

Në polici mësohet se ai ka mohuar pjesëmarrjen në vrasjen e ish-efektivit të policisë. Ka pranuar njohjen me Leonard Dukën, i dyshuari kryesor për vrasjen, por tha se s’kishte gisht në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 27 Gushtit në rrugën “Xhanfize Keko”.

Për pistoletën tha se e mbante me vete për vetëmbrojtje, pasi ndihej i kërcënuar nga një grup kriminal rival, që sipas tij vepron në kryeqytet.

Por dëshmia e tij nuk i ka bindur hetuesit. Prokuroria thotë se ka prova të pakundërshtueshme kundër tij. Për vrasjen e ish- policit, në kërkim vijojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. I arrestuar është edhe Blendi Teta, që akuzohet për moskallëzim krimi./Faxweb

Të fundit

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Lajme të tjera

Web TV