Riatdhesimet nga Stambolli dhe Milano/ Sot rinisin fluturimet, 2 javë karantinë në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas vendimit të qeverisë sot rinisin fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Udhëtimet e para sot do të jenë nga Stambolli dhe nga Roma.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sot 18 do të kryhen udhëtimet Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra.

Por si do të funksionojë paketa? “Paketa do të jetë 100 € për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21 € në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14 € do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet anticovid 19, ndërsa vetëm 7 € do të paguhen nga personi për ushqimin” tha Rama. Karantina do të bëhet në dy hotele në Durrës që do të ruhen nga ushtria, ndërsa kamerat do të monitorohen nga policia e shtetit.

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV