Prej nga erdhi dhe kur shpërtheu koronavirusi? Shkencëtari bën zbulimin tronditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bota po përballet me pandeminë vdekjeprurëse të koronavirusit, shumë shkencëtarë kanë dalë në skenë për të hedhur dritë mbi origjinën e koronavirusit.

Një shkencëtar britanik,  Peter Forster nga Universiteti i Kembrixhit së bashku me një grup tjetër studiuesish po përpiqen të gjejnë burimin e virusit.

Ata kanë krijuar hartën e historisë gjenetike, si një mënyrë për të arritur dhe identifikuar personin e parë që u prek nga koronavirusi.

Shkencëtari Forster së bashku me ekipin e tij në hartën e historisë gjenetike të krijuar prej tyre ata përfshijnë edhe mutacionet gjenetike.

Sipas tyre, virusi  i quajtur zyrtarisht SARS-CoV-2 po ndryshon vazhdimisht  duke tejkaluar rezistencën e sistemit imunitar te individë dhe popullata të ndryshme.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Forster dhe ekipi i tij, shpërthimi i koronavirusit mund të ketë filluar midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.

“Kjo supozon një normë të vazhdueshme të mutacionit, e cila me sa duket nuk ka gjasa të jetë e vërtetë dhe vlerësimi i kohës mund të jetë i gabuar”, tha Forster për Newsweek.

Në gjetjet e tyre, Foster së bashku me grupin e tij shpjegon gjithashtu se me gjithë pretendimet se koronavirusi ka ardhur Wuhani përmes lakuriqit të natës për t’u transmetuar te njeriu dhe më pas u shpërnda përgjatë muajit dhjetor, studimet e fundit po tregojnë koronavirusi mund të jetë diku gjetkë dhe shumë më herë nga sa njihet zyrtarisht

Të fundit

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Lajme të tjera

Web TV