Profesori i Oksfordit jep lajmin e mirë: Ja kur del vaksina për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina për koronavirusin mund të jetë gati në vjeshtë. Kështu tha profesori i Universitetit të Oksfordit, Sir Xhon Bell. Ai deklaroi se vlerësimi i efikasitetit të vaksinës, mund të zgjasë deri nga mesi i gushtit, duke theksuar se sfida e vërtetë është prodhimi me shumicë i miliarda dozave.

Ai gjithashtu zbuloi se institucioni prestigjioz, ka filluar testimin tek njerëzit për vaksinën kandidate.

Duke qenë se ka pasur raporte kontradiktore mbi pasjen e një vaksine efektive, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrik Vallans tha se nuk ka ende një vaksinë të gatshme kundër Covid-19.

Por ai tha se industria farmaceutike është mobilizuar për ta fituar këtë sfidë, edhe pse kriza e koronavirusit në Britaninë e Madhe duket së po zbutet, pavarësisht 847 vdekjeve të reja të njoftuara ditën e djeshme.Qeveria britanike, njoftoi dje se ka ngritur një task-forcë që do të mbështesë shkencëtarët në përpjekjet e tyre, për të krijuar një vaksinë efikase që shpëton jetë njerëzish.

Sir Xhon Bell, që është edhe një nga anëtarët e grupit të punës së qeverisë për vaksinat, u pyet të shtunën lidhur me mundësinë e asgjësimit të koronavirusit deri në vjeshtë.

Duke folur për emisionin “Today” ai tha:“Çështja e kryesore është nëse ajo do të ketë efikasitet. Pra a do t’i mbrojë vaksina njerëzit, dhe ajo ende nuk është testuar. Dhe kjo do të ndodhë vetëm pasi të kemi vaksinuar një numër të konsiderueshëm njerëzish, dhe t’i ekspozojmë ata ndaj virusit, duke llogaritur se sa prej tyre janë prekur nga virusi.Pra, nuk do të mund të kemi një përgjigje për këtë deri në maj. Por nëse gjërat shkojnë mirë dhe do të ketë efikasitet, gjykoj se është e arsyeshme të mendohet se vaksina mund të jetë gati në mesin e muajit gushtit”.

Lexo edhe :  Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Sir Bell vazhdoi më tej duke thënë se “gjëja më thelbësore, është që të ketë një gjykim cilësor, pasi siguria është vërtet e rëndësishme për këto gjëra”.

“Por nëse ne do të shohim prova të një reagimi të fortë imunitar nga mesi ose fundi i majit, atëherë unë mendoj se loja ka mbaruar, dhe mund të kapërcehet vija e finishit deri në mes të gushtit. Atëherë do të ngrihet çështja, se si mund të prodhohen në mënyrë masive milliard doza të vaksinës”- theksoi ai.

Ai shtoi më tej se:“Ata e kanë gati vaksinën kandidate, e cila u injektua tek njeriu për herë të parë këtë javë, pas një game të gjerë studimesh mbi sigurinë e saj. Ajo u injektua tek njerëzit të enjten, dhe kjo ishte për herë të parë”– deklaroi Xhon.Ndërkohë, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit po prodhojnë 1 milionë doza të vaksinës

së tyre që të jenë në dispozicion deri në shtator, pasi ata janë të sigurt se ajo do të rezultojë e suksesshme.

Doza e parë e vaksinës së mundshme kundër koronavirusin, do t’u injektohet 510 vullnetarëve britanikë brenda javës së ardhshme, thanë studiuesit kryesorë. /Përshtati nga Daily Mail për Fjala.al/S.Tresa

Të fundit

Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra...

Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më...

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte...

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake...

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa...

Lajme të tjera

Web TV