Një përgjigje nga Noizy për ata që e quajtën Alpha Show 3 “dështim”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një video në story në Instagram Noizy ka reaguar mbi Alpha Show 3.

Ai u përgjigjet kritikave dhe atyre që e kanë quajtur “dështim”, duke sqaruar:

“Nuk ka si të jetë dështim një koncert ku u shitën më shumë se 22 mijë bileta.

Është e thjeshtë për ta vërtetuar se kompanisë mund ti merren shifrat ekzakte.

A ka pasur gabime Alpha Show 3? Po, sepse unë vendosa ta bëja skenën në mes të fushës, 360 gradë. Vetëm fusha nxe 5 mijë veta. Unë nuk e kisha bllokuar një anë të stadiumit. Kur ti merr një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para dhe ti bllokon me skenën 15% të fushës. Zonat VIP bëhen anash dhe ato cepat që keni parë bosh duhet të ishin zonat VIP.

Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta juaj, por ata njerëz që ishin aty e dinë si ishte situata. Pati probleme se shiu atë mëngjes na shkatërroi ekranet. Nuk patëm mundësi t’i ndiznim. Ky ishte i vetmi gabim. Ju e dini që po të dua e bëj një Alpha Show tjetër në gusht. Keni qejf ta bëj një tjetër?”/E.Ç

Të fundit

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë, se të mëdhenjtë kanë punë...

Lajme të tjera

Web TV