FOTO/ Në këto vende të gjithë do të donin të kishin… banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit jetojnë për t’u mbajtur mend edhe në fund të jetës. Vërtet vende si varrezat mund t’ju duken të kobshme, por nëse do t’i shihnit nga afër këto varreza, me siguri do të ndërronit mendje. Ato ndoshta nuk janë vendi ideal për një “piknik”, por një shëtitje në to nuk duhet ta humbisni.

Varrezat “Père Lachaise” në Paris, për shembull, sot kanë me dhjetëra mijëra varre, edhe të disa personave të famshëm të letërsisë. Pra, përveçse një vend varrimi, ato kthehen edhe në pika pelegrinazhi historik, ose oaze në mjedisin urban.

Ndërsa në veri të Rumanisë, “Varrezat e Gëzueshme” kanë vetëm qindra varre, por janë të lyera me ngjyra shumë të gjalla, madje edhe epitafet kanë poema komike.

Një spektakël pamor që i ndihmon të afërmit të ruajnë kujtime të rëndësishme të të dashurve dhe padyshim të bukura.

Varrezat Highgate, Londër, kanë qenë prej kohësh vendi më i lakmuar për t’u varrosur. Tashmë të mbuluar me dredhka, varret kanë një pamje vërtet tërheqëse. Mes 170,000 varreve janë ato të Karl Marksit, Lucien Frojdit, novelistit Xhorxh Eliot, e madje edhe të një spiuni rus që u varros me arkivol të vulosur me plumb, për shkak se trupi kishte ende rrezatim.

Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në SHBA. Pak vende kanë hijeshinë e këtyre varrezave, ku nderohen rreth 400,000 dëshmorë amerikanë.

Mali i Ullinjve, Jerusalem. Ky vend i shenjtë i hebrenjve, ku ata besojnë se ndodh ringjallja, ka rreth 3000 vite që shërben si vend ku janë prehur profetë të krishterë, rabinë dhe kryeministra izraelitë.

Varrezat Okunoin janë më të mëdhatë në Japoni, dhe janë hapur që në vitin 816, plot 1200 vite më parë. Varreza është e mbrojtur nga UNESCO, dhe aty prehen me qindra mijëra murgj budistë.

Lexo edhe :  Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore

“La Recoleta”, në Buenos Aires të Argjentinës, duket si qytet më vete. Zonja e parë më e famshme e Argjentinës, Eva Peron, është varrosur këtu rreth 5 metra nën tokë, që të mos ia ngacmonin varrin.

Varrezat e Katedrales “Snt.Andrews”, Skoci. Kjo katedrale ka qenë dikur më e madhja në Skoci, por luftërat dhe koha e kanë kthyer në një ndërtesë të vjetër e të bukur. Varrezat që e rrethojnë e bëjnë pamjen edhe më ngjethëse.

Green-Wood, Bruklin, SHBA, kanë varret e gjeneralëve të famshëm të Luftës Civile Amerikane. E rrethuar me një park, këto varreza kanë qenë gjithnjë vend i këndshëm për të gjetur qetësi./Fjala.al/ Përgatiti: Kamela Liko/

 

Të fundit

Qeni kafshon një 3-vjeçar në Tiranë, procedohet penalisht pronari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur...

Ndërron jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi

Ka ndërruar jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi, në prag të ditëlindjes së tij të 99-të, njoftoi fondacioni që mban...

Serbia ”tregon muskujt”/ Vuçiç mbledh “kokat” e ushtrisë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të projektojë vendin e tij si një fuqi ushtarake në rritje në Ballkan. Këtë e dëshmon edhe mbledhja...

Kryetarja e Bashkisë Roskovec paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se...

Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të përballen me një përgjigje ndaj...

Lajme të tjera

Web TV