Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video se si duhet të aplikojë cdo person për vërtetimin e hapjes së biznesit të tij duke filluar që ditën e nesërme. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se të gjithë bizneset duhet të jenë të pajisura me vërtetim pasi në të kundërt do të merren masa.
Postimi i plotë:
? GATI VËRTETIMI ONLINE NË e-albania PËR TË GJITHA BIZNESET E MIRATUARA PËR HAPJE NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË ? KUJDES! KY VËRTETIM DUHET TË JETË I DISPONUESHËM NGA E MARTA E TUTJE, NË MJEDISIN E BIZNESIT KUR ZHVILLOHET NJË PROCEDURË KONTROLLI ? BIZNESET E HAPURA TË ZBATOJNË PËRPIKMËRISHT PROTOKOLLIN E SIGURISË QË ËSHTË I PUBLIKUAR NË e-albania SIPAS KATEGORISË PËRKATËSE
* nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.
Klikoni butonin Regjistro një biznes.
Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.
Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.
Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.
Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.
Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!
Përdorni e-Albania
? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE