Shkodër/ Arrestohet anëtari i 13-të, detaje si funksiononte grupi i fajdeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i 13-të i grupit që jepnin para me fajde në Shkodër është arrestuar ditën e sotme. Nga policia e Shkodrës mësohet se në pranga ka rënë Jonuz Alija 23 vjeç, i cili ka qenë pjesë e grupit me 16 anëtarë nga të cilët, 13 tashmë ndodhen pas hekurave.

Për 23-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë akuzat për dhënie fajdesh dhe pastrim parash.

Anëtarët e tjerë të arrestuar nga grupi i fajdeve janë: Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli do të qëndrojnë në burg, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Rikujtojmë se në datën 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër me 23% interes në javë dhe nëse nuk ktheheshin lekët, grupi u merrte njerëzve prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Në këtë grup kriminal rezultuan të përfshirë ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i Patentave në Shkodër. Ndërsa Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë.

Në fillim u arrestuan 12 persona, ndërsa së fundmi u bë e mundur edhe arrestimi i Jonuz Alijas, duke bërë që tashmë të jenë në kërkim vetëm 3 persona të tjerë, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra.

Nga ky operacion u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në Bashkinë e Shkodrës.

Rikujtojmë se ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani denoncoi grupin dhe tha se autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani./Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV