Qasja e gabuar që ka deformuar strukturën e Kodit Penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga av. Ledio Braho për Fjala.al

Shqipëria gjatë periudhës së pandemisë, si përpara shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por, po ashtu edhe pas saj, është karakterizuar nga një situatë me rrezikshmëri të lartë në aspektin e respektimit të parimit kushtetues të sigurisë juridike. Janë dhjetëra akte me karakter normativ të pabotuara në Fletoren Zyrtare që kufizojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që ndryshojnë edhe disa herë brenda të njëjtës ditë. Ajo çka rezultoi edhe më antikushtetuese nga të gjitha nismat e kësaj periudhe, është ajo e amendimit të Kodit Penal.

Ndryshimet e këtij kodi janë antikushtetuese si proceduralisht, por, po ashtu, edhe në themel sa i përket marzheve të dënimit. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të citohet se këto ndryshime bien ndesh edhe me Dokumentin Informativ të nxjerrë nga Këshilli i Europës enkas për periudhën aktuale të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19! Në lidhje me procedurën e përshpejtuar me të cilën u miratuan ndryshimet në K.Penal janë nenet 83 dhe 81 të Kushtetutës që e ndalojnë ndjekjen e kësaj procedure për ligjet që miratohen me shumicë të cilësuar ku përfshihen dhe kodet. Po ashtu, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, me anë të vendimit nr. 5 të vitit 2014, e ka trajtuar këtë problematikë duke arritur në përfundimin se: ‘Miratimi nga Kuvendi i aktit normativ në kapërcim të kritereve procedurale dhe lëndore, të parashikuara nga Kushtetuta, përbën një të metë in procedendo të vetë ligjit (në rastin tonë të ndryshimeve në K.Penal)’.

Ndonëse Kuvendi kishte detyrimin të zbatonte drejtpërdrejt kompetencën e parashikuar nga rregullimi kushtetues, ai ka mënjanuar normat kushtetuese, në kundërshtim me nenin 4, pika 3, të Kushtetutës. I njëjti ndalim është i sanksionuar dhe në nenin 28 të Rregullores së Kuvendit. Sa i përket themelit të ndryshimeve, janë shtuar dy nene të reja, më konkretisht; nenet 242/1 dhe 89/b të cilat janë shtuar respektivisht në krerët “Krime kundër autoritetit të shtetit” dhe “Vepra penale kundër personit”.

Në lidhje me veprën “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë” janë të mjaftueshme dënimet administrative të vendosura me ligj që variojnë nga 10,000 lekë deri në 1,000,000 lekë e, po ashtu, me dënime plotësuese shumë të rënda si pezullimi i lejes së drejtimit dhe bllokimit të automjetit për 3 vjet. Vendet perëndimore janë ndarë ende edhe në lidhje me përhapjen me dashje të HIV/AIDS nëse është e mundur që të kriminalizohet si sjellje.

Lexo edhe :  Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Kriminalizimi i një sjelljeje jo vetëm duhet të synojnë uljen e kriminalitetit, por duhet të jenë realisht efektive, në mënyrë që t’i shërbejnë në radhë të parë parandalimit të veprave penale. Për këtë arsye, parashikimi i “përhapjes së sëmundjeve infektive me dashje” si vepër penale dhe dënimi deri në 8 vjet për këtë vepër, përveçse do të jetë i pazbatueshëm në praktikë, për shkak të pamundësisë shkencore të vërtetimit të elementeve të veprës penale, por është edhe joproporcionale në kuptim të nenit 17 të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese, e cila me vendimin nr. 9 të vitit 2016 ka argumentuar ndër të tjera se; balanca mes së drejtës së kufizuar dhe interesit publik nuk është gjë tjetër veçse gjetja nga legjislatori e pikës së ekuilibrit midis së drejtës së shtetit për të siguruar rendin publik e shoqëror, nga njëra anë, dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit, nga ana tjetër. Si përfundim, edhe ky ndryshim i K.Penal, mbetet spontan, nisur nga synimi për të luftuar kriminalitetin, por pa iu nënshtruar më parë studimeve të thelluara për të shmangur prishjen e balancave jo vetëm midis masave të dënimit të veprave penale të një kapitulli, por edhe në raport me veprat e tjera penale, në varësi të rrezikshmërisë shoqërore të tyre.

Një qasje (strategji) e tillë e gabuar ka deformuar strukturën e Kodit Penal, duke krijuar disproporcione të pashpjeguara (paarsyeshme) midis dënimeve të parashikuara për vepra të ndryshme të Kodit, në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe të proporcionalitetit, në rastet e kufizimit të të drejtave dhe lirive të individit.

Të fundit

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Dortmund triumfon në sfidën e parë ndaj PSG

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain. Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol...

Dy racione kos në javë, përfitimet për shëndetin e zemrës

Konsumi i kosit ul rrezikun e atakut në zemër me 30% tek njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut. Të dhënat e një studimi të...

Luizi dhe Kiara u bënë prindër për herë të parë, ja kujt ia kanë ‘kopjuar’ emrin Luna

Ardhja në jetë e bebushes së çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka qenë kryefjalë e këtyre dy ditëve në mediat rozë. Postimi i...

KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues

“Instagram” po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në “Reels” për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”. Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat...

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë  kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po...

Lajme të tjera

Web TV