Në Bangladesh, autoritetet shtetërore kanë vendosur masa të rrepta nga frika e përhapjes së koronavirusit, megjithatë 100 mijë veta nuk iu bindën urdhrave.
Me mijëra shtetas u mblodhën në varrimin e liderit fetar Maulana Jubayer Ahmed Ansari, për ta respektuar e nderuar atë.
Nga ana tjetër, qeveria e ka pasur mjaft të vështirë që të ndalojë përhapjen e pandemisë.
Ndërkohë që personat përgjegjës për funeralin kishin siguruar qeverinë se rregullat e distancimit social do të mbaheshin. Por kjo nuk u zbatua, duke sjellë reagim të ashpër e shqetësim.
Nga ana tjetër, policia e pati të pamundur që të mbante me mijëra njerëz në kryerjen e riteve të fundit.