Thoshte se shëronte koronavirusin/Arrestohet mjeku mashtrues. Ja çfarë bënte me njerëzit   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek është ndaluar nga policia pasi akuzohet për mashtrim, kur pretendonte se kishte gjetur kurën për koronavirusin.

Dr. Jennings Ryan Staley u akuzua për mashtrim pasi ai shiste një kurë prej 4000 mijë dollarësh me pretendimin se ilaçi krijonte imunitet te njerëzit duke luftuar koronavirusin brenda gjashtë javëve.

Staley i dërgonte me e-mail ofertat mbi ilaçin e tij me të cilin pretendonte se trajtonte COVID-19.

Që në muajin mars ai pretendonte ilaçi që ai posedonte bënte mrekulli në shërimin e koronavirusit dhe një familje prej katër vetash mund ta merrte atë për 3,995 dollarësh.

Sipas mjekut, ilaçi i tij përfshinte  hidroksilkorinë dhe azitromicinë, ku përveç koronavirusit ai trajtonte ankthin dhe panikun.

Staley, i cili  është një mjek i licencuar dhe zotëron Skinny Beach Med Spa në San Diego të Kalifornisë, sipas prokurorëve amerikanë, iu ka ofruar njerëzve hidroksilkolinë, azitromicinë dhe Xanax si pjesë e asaj që ai e cilësonte “pako e plotë trajtimi ndaj COVID-19”.

Staley iu kishte thënë fillimisht prokurorëve se ai “nuk e kishte hasur kurrë diçka të tillë në mjekësi”. Ndërsa një javë më vonë kur FBI intervistoi Staley-n, ai u tha agjentëve se “do të ishte budallallëk”  të përpiqesh t’i  shesësh dikujt një ilaç që e shëron 100 për qind.

Mjeku ka thënë para prokurorëve se shërimi përmes ilaçeve të tij nuk ishte 100 për qind përfundimtar.

Sipas prokurorëve  “Ai pretendoi se ndërmjetësi i tij ishte duke kontrabanduar hidroksiloklorinë nga Kina për të prodhuar pilulat , si dhe ka fshehur dërgesën nga autoritetet doganore” .

Avokati amerikan Robert Brewer Jr tha në një deklaratë se “Ne nuk do të tolerojmë ata që mashtrojnë për COVID-19, të cilët përpiqen të përfitojnë nga frika e pandemisë për të mashtruar, vjedhur dhe dëmtuar të tjerët. Qëndroni të sigurt: ata që përfshihen në këtë sjellje të përbuzur do të gjenden në në duart e prokurorëve federale.” /Përshtati nga The Sun për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

Anri Bala thotë se bazuar në ligj, prokurori duhet të provojë edhe pafajësinë, ashtu siç bën me fajësinë. I...

Çfarë është “karta e artë” prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të nisin të...

A kishte dijeni për shpenzimet e bashkëshortes së tij? Ja si përgjigjet Veliaj nga qelia

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej disa ditësh ndodhet në qeli pas vendimit të GJKKO, ka dhënë një intervistë me...

Errësirë në Tiranë, Yzberishti pa drita prej disa orësh

Një pjesë e zonës së Yzberishtit në Tiranë ndodhet në errësirë të plotë prej më shumë se 5 orësh, për shkak të ndërprerjes së...

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën...

Lajme të tjera

Web TV