Zbulohet pse koronavirusi vret më shumë meshkujt sesa femrat. Ja vendi ku fshihet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pse koronavirusi vret më shumë burrat sesa gratë? Një nga misteret e shumta që ende rrethojnë pandeminë mund të shpjegohet përmes një studimi të kryer në SHBA nga Sistemi Shëndetësor Montefiore dhe Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein, në bashkëpunim me Spitalin e Sëmundjeve Infektive Kasturba në Mumbai të Indisë.

Sipas këtij zbulimi gjithçka ndodh pasi virusi gjendet tek testikujt.

Sipas studiuesve, gjëndrat seksuale mashkullore do të përbënin një lloj “fortese”  në të cilin virusi strehohet kur sulmohet.

Një fortesë që nuk ekziston tek gratë, pasi vezoret ndryshe nga testikujt nuk kanë proteinën ACE2, receptorin për të cilin lidhet Covid-19 për të pushtuar qelizat njerëzore.

Hulumtimi u krye nga katër studiues, nga profesori i biologjisë molekulare Amit Verma, profesori i biologjisë Ulrich Steidl, onkologu Aditi Shastri dhe nëna e tij, Jayanthi Shastri, mikrobiologe në Indi.

Të katërt botuan esenë e tyre në MedRxiv , një sajt në të cilin shkencëtarët kanë shkëmbyer informacione dhe të dhëna për koronavirusin javët e fundit.

“Studimet e kryera në të gjithë botën kanë treguar në mënyrë të përsëritur një indicie më të lartë dhe një ashpërsi më të rëndë të sëmundjes tek burrat sesa tek gratë”.

Studiuesit shpjegojnë se ata kanë vërejtur se si burrat duan më shumë për të luftuar koronavirusin sesa gratë.

Në të vërtetë, infeksioni ndodh me të njëjtën normë midis grave dhe burrave, por është parë se si në Kinë, në Korenë e Jugut dhe në Itali, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe në Shtetet e Bashkuara, burrat përfaqësojnë numrin më të madh të vdekjeve.

Në New York  vdekjet e meshkujve janë 68 për qind dhe vdekjet e grave janë 32 për qind. Ka teori të shumta se si burrat duhanpirës dhe kanë presion më të lartë të gjakut rrezikohen më shumë ndryshe nga femrat ku organi femëror reagon menjëherë me forcë më të madhe se ai mashkullit.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Shpjegimi i katër studiuesve amerikanë dhe indianë, tregon përsëri me prova se virusi hyn në trupin e burrave edhe përmes testikujve, ku është më i mbrojtur nga reagimi i sistemit imunitar. Dhe falë këtij “fortese”, covid-19 është në gjendje të rezistojë më gjatë tek burrat, duke vrarë më shumë meshkujt se sa femrat.

Sigurisht që kërkimi duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të shumta por reagimet e para të ekspertëve në të njëjtën fushë duket se e pranojnë këtë teori.

Për shembull, Profesori Kathryn Sandberg nga Universiteti Georgetoën është një specialist në ndryshimin e reagimeve imune midis burrave dhe grave.

Profesori i tha Washington Post si beson se “testikujt mund të luajnë një rol” , dhe rekomandoi që të gjitha spitalet të përpiqen të mbajnë të dhëna shumë më të sakta për reagimet e ndryshme midis grave dhe burrave, sepse “vetëm atëherë mund të kuptojmë mekanizmat që përdor virusi për të sulmuar trupin e njeriut”.

Nëse teoria do të konfirmohej nga studime të mëtejshme, ky do të ishte një faktor tjetër shqetësues që do të pasonte koronavirusin; Domethënë që Covid-19 transmetohet edhe seksualisht:

“Duhet të merret në konsideratë që virusi mund të sekretohet në lëngun seminar”, paralajmëron profesor Aditi Shastri./Përshtati nga Il Messaggero për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV