39 persona vdiqën në kamion ndërsa hynin ilegalisht në Britani, arrestohet një tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër person është akuzuar për vrasjen e 39 personave që vdiqën në kamion kur po hynin ilegalisht në Britani.

Policia e Essex ka vënë në pranga Ronan Hughes me akuzën e vrasjes. Ai do të paraqitet nesër në Gjykatën e Lartë të Dublinit.

40-vjeçari nga Irlanda e Veriut akuzohet edhe imigracion të paligjshëm.

“Ky hetim është një nga më të mëdhenjtë në historinë e Policisë Essex dhe ne po punojmë pa u lodhur për të bashkuar ngjarjet që shkojnë deri në 23 tetor 2019. Puna e palodhur po bëhet  për hir të viktimave dhe të dashurve të tyre.

Ne kemi punuar ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimin e Prokurorisë, por edhe prokurorët në Republikën e Irlandës, Irlandën Veriore, Francën, Belgjikën, Hollandën, Bullgarinë, Gjermaninë dhe Vietnamin,” tha kreu i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Kent dhe Essex.

Trupat e shtetasve Vietnamezë u zbuluan menjëherë pasi kamioni mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në një traget nga Zeebrugge në Belgjikë. 31 meshkuj dhe tetë femrat u zbuluan në një rimorkio frigoriferike në 23 tetor në Grays, Essex. Midis burrave, grave dhe fëmijëve ishin 10 adoleshentë, dy prej tyre djem 15 vjeç. Në mars, u zbulua se të gjithë vdiqën nga asfiksia dhe hipertermia.

Burimi: Sky News, Përshtati: Fjala.al

 

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV