“Telefoni mund të shpërthejë nga vapa” – Eksperti tregon si ta dalloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I nxehti nuk është problem vetëm për ne por edhe për celularin tonë, pasi thuajse të gjithë e mbajmë atë në diell kudo që jemi, edhe teksa qëndrojmë duke marre rreze në plazh. Shpeshherë celularët nxehen dhe kjo mund të jetë edhe nga vapa por edhe nga përdorimi për një kohë të gjatë.

Anxhelo Lushka ekspert IT për privatësinë online tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se si ta dallojmë nëse telefoni është nxehur nga vapa dhe mund të shpërthejë.

“Gjithë telefonat mobile kanë bateri dhe nxehtësia nuk ndikon për mirë, temperaturat e larta ulin jetëgjatësinë e telefonit dhe baterisë. Ka mënyra për ta mbajtur në kontroll, gjëja primare është mos ta përdorësh në diell. Edhe mund të ndodhë që të shpërthejë, por telefonat e sotëm janë mjaftueshëm të zgjuar dhe fiken vetë kur arrijnë temperaturën ekstreme, rastet e shpërthimeve kanë ndodhur kur bateria fryhet dhe godet kapakun. Nuk duhet vendosur telefoni pranë shishes me ujë për t’u ftohur, është mirë ta heqim nga kasa kur e përdorim në diell se kasa vetë e rrit nxehtësinë, është mirë të mos mbajmë ndezur lokacionin apo blututhin se ngarkon telefonin dhe rrit temperaturën”, tha ai./E.Ç

Të fundit

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Lajme të tjera

Web TV