Jeni të lodhur apo keni pësuar goditje nga dielli? Ja si ta kuptoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të ekspozimit ndaj diellit, rritet rreziku i goditjes nga dielli dhe lodhjes nga dielli, dy gjendje mjekësore të dallueshme nga njëra-tjetra.

Simptomat

Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga diellit mund të jenë shumë serioze. Të paturit ngërç në muskuj mund të jetë treguesi i parë që po përjetoni një gjendje që ka lidhje me të nxehtin.

Lodhja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:
– lodhje e përgjithshme
– djersë të vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët të mundshëm
– lëkurë e zbehtë

Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:

– temperaturë trupi më shumë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur

Shkaqet
Shkaku kryesor i këtyre problemeve është pamundësia e trupit që të ftohet vetë. Djersa është mjeti natyror i trupit për t’ju ftohur. Nëse bëni stërvitje të tepërt ose punoni fuqishëm në mot të nxehtë ose në një dhomë të nxehtë, trupi mund të ketë vështirësi në prodhimin e djersës së mjaftueshme për t’ju mbajtur të freskët.

Shkaqe të tjera përfshijnë:
– dehidratim
– veshje të papërshtatshme
– konsumim i alkoolit

Faktorët e rrezikut

1. Mosha: Fëmijët nën moshën 4-vjeçare dhe të rriturit mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar.
2. Ilaçe me recetë
3. Mbipesha
4. Ndryshime të papritura të temperaturës

Trajtimi
Nëse filloni të përjetoni simptoma si më sipër, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur. Për shembull, nëse jeni jashtë, kërkoni një zonë me hije. Nëse jeni në ambiente të mbyllura, hiqni një shtresë rrobash ose ndizni kondicionerin.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Gjithashtu, mund të dëshironi të shtriheni, ose nëse kjo nuk është e mundur, ndaloni aktivitetin. Kjo mund të ndihmojë trupin të rregullojë temperaturën. Pini ujë që të jeni të hidratuar.

Nëse keni të përziera ose të vjella, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore./E.Ç

Të fundit

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Lajme të tjera

Web TV