Çfarë i ndodhi? Avokati i Berishës përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin.

Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim.

Por, “uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën”, nënvizoi ai ndër të tjera.

“Doja të shuaja kureshtjen e publikut, sepse ka pasur disa portale që e kanë konsideruar mungesën tuaj në seancën e fundit si një tërheqje nga çështja “Berisha”. A është e vërtetë kjo, tërheqje nga mbrojtja e z. Berisha në proceset gjyqësore ndaj tij tashmë, që po zgjasin prej muajsh?”, e pyeti gazetarja.

“Mua më vjen vërtet shumë keq që abuzohet në këtë lloj niveli. Nuk mund të konceptohet një tërheqje  e imja nga çështja Berisha, sepse ajo nuk është çështje thjesht e një personi, çështje penale e regjistruar nga SPAK. Ajo është një çështje, zgjidhja e së cilës zgjidh shumë raporte jetësore për Shqipërinë, zgjidh çështjen kombëtare, zgjidh çështjen e identitetit gjinor, zgjidh çështjen e familjes, të integritetit të njerëzve, zgjidh çështjen e shpopullimit, pra, pjesë integrale të programit të PD, të liderit të saj, zotit Sali Berisha dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave që mbart, lideri i PD dhe Partia Demokratike në vetvete me aleatët e saj, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera, ky ka qenë dhe qëllimi i procesit, i “fake proces”it.

Sa i përket gjendjes sime, është e vërtetë: në datën 11 korrik unë kam pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, se këta dhe i ironizojnë këto, thonë … “nuk shkon dot në gjykatë se ka thyer gishtin”… Ky është problem dashakeqësie i përzier edhe me injorancë sepse nuk është problemi thjesht i një gishti apo thoi, por është problemi i këmbës së tërë e cila është në allçi e mobilizuar, që do të hiqet pas 6 deri 8 javësh sipas mjekëve. Unë jam në kontroll mjekësor dhe nuk mund të eci pa paterica dhe kjo është e dokumentuar edhe në gjykatë. Uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën,” tha Gjokutaj./    S.M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV