Nga Holanda, Firence e deri në Greqi, shqiptarët nuk e ndalojnë trafikun e lëndëve narkotike. Operacionet e këtij muaji nga policitë e katër shteteve
Nga Nikoleta Kovaçi/
Trafiku i drogës, i cili prej 6 viteve është kthyer në kryefjalën e krimit të organizuar shqiptar nuk kishte si ta bënte pushim as në këtë kohë pandemie. Ndonëse vëmendja e policisë së thuajse gjithë Europës nuk ka qenë e përqendruar tek këto grupe të fuqishme, ata sërish kanë mundur të thyejnë të gjithë kufijtë dhe të fusin tonalata lëndësh në destiancionet e kërkuara. Ndërkohë që policia shqiptare është marrw me disa goditje të papërfillshme nw kwtw fushw, Holanda ka dëshmua se shqiptarët nuk heqin dorë nga të qenurit zotër të trafikimit të lëndës së kushtueshme narkotike të sjellë nga vendet latine. Sipas të dhënave madje lënda kishte ardhur nga Kolumbia. Mediat vendase bënë me dije se bëhej fjalë jo për pak po për rreth 1 ton e gjysmë kokaine ndërsa ishte futur me anë të dy kontejnerëve në portin e Roterdamit. Holandezër e sistemit të drejtësisë kanë kohë që flasin kudnër shqiptarëve konkretisht për këtë fakt, pasi ata i mendojnë si personat që drejtojnë gjithë rrjetin e trafikut të lëndës narkotike në vendin e tyre. Po edhe në Firence, policia italiane mundi të ndalonte një të ri i cili posedonte rreth 15 kg kokainë dhe është vënë në pranga. Policica fiorentinase nuk ka mundur t`i gjeja bashkëpuntorë, ndryshe policisë holandeze që bashkë me shqiptarët mundi të arrestonte edhe bashkëpunëtorët e tyre. Në Shqipëri policia teksa patrullonte mori informacion në disa raste ku edhe u ndërhy. Në Vlorë, Mat, Shkodër e Kurbin, ishin edhe operacionet më të mëdha, ndërkohë që policia greke ndaloi një mjet me dy të huaj që kishin kaluar nga Shqipëria në tokën e tyre, mjet të cilin e kishin të mbushur me kanabis sativa.
Operacioni në Roterdam
Tre shqiptarë, një nga Lushnja dhe dy nga Kosova u tha se ranë në prangat e policisë holandeze, pasi u kapen me një sasi të konsiderueshme kokaine. Sipas asaj që raportohet në mediat holandeze, shqiptarët janë kapur me një sasi prej 1459 kg kokainë që nëse do të shitej do të arrinte shifrën e miliona eurove. Autoritetet vendase bëjnë me dije se në pranga kanë rënë konkretisht 5 persona, një 43-vjeçar nga Lushnja, një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia si dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës. Operacioni është zhvilluar në Rotterdam ndërsa 5 të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në import dhe transport të kokainës. Autoritetet në Rotterdam pohuan se të arrestuarit ishin në kërkim për dy kontejnerë ku ishte fshehur sasia e drogës, të cilën me sa duke ata e braktisën në momentin kur hyri në port. Mediat vendase bënë me dije se bëhej fjalë për një dorëzim të kontrolluar e për pasojë personat ishin të mbajtur nën survejim deri sa edhe ranë në pranga.
Operacioni Ulëza
Dy persona ranë në prangat e policisë së Dibrës në kuadër të një operacioni të koduar “Ulëza”. Arrestimi i tyre në fshatin Baz, Mat, e çoi në pesë numrin e personave të arrestuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në atë zonë. Operacioni u krye nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat. Gjatë operacionit u kapwn dhe u ndaluan dy pjesëtarë të grupit si dhe u ekzekutua masa për një pjesëtar tjetër, i cili ndodhej në burg për dhunë në familje. Të dhënat e policisë treguan se në nëntorin e vitit që lamë pas, në kuadër të operacionit “Ulëza”, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë edhe dy pjesëtarë të këtij grupi. “Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, mbrëmjen e djeshme kanë kapur dhe vënë në pranga edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht: A. L., 42 vjeç dhe A. Gj., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Baz, Mat. Gjithashtu kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, për shtetasin M. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në I.E.V.P. Burrel, për veprën penale “Dhuna në familje”. Në kuadër të këtij operacioni, më 12 nëntor 2019 janë arrestuar shtetasit R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat. Po më 12 nëntor është arrestuar edhe shtetasi M. Gj., për dhunë në familje, por pas hetimeve me metoda proaktive rezultoi se është pjesë e këtij grupi në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Shtoj i Ri
Pak ditë më parë policia e Shkodrës finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Shtoj i Ri”. Ndërkohë personi që po kryente një transport droge u tha se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur kontrollin e mjetit, por ai është vënë në pranga së bashku me bashkëpunëtorin që ishte pasagjer në mjet. Referuar të dhënave të policisë u bë me dije se përveç poseduesit të lëndës u arrestuan edhe dy shokë të tij. U quajtën bashkëpunëtor dhe përkrahës të tij. Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, u tha se ndaluan mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kërkuan drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit. Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg. Në vijim të veprimeve nga shërbimet e policisë së Shkodrës, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj. Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H. A., 35 vjeç, banues në Fushë- Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë- Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Dyshohet se lënda narkorike ishte siguruar nga të arrestuarit e në Golem dhe destiancioni ishte Mali i Zi.
“Kallarati”,
Me 11 prill policia e Vlorës mori një informacion për një person që mbante kanabis në banesë. Në fakt në Vlorë policia gjithnjë e gjen drogën në banesa. U ndërhy dhe u sekuestruan 14 kg drogë dhe për pasojë u vu në pranga një 31-vjeçar. Policia njoftoj se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Godull
Ishin fillimit e hyrjes në karantinë kur policia po dilte rrugëve për të mos lënë njerëzit të thyenin rregullat. Një informacion ka treguar se një mjet ujor gjendej në gjirin e Godullit në Kurbin dhe ishte gati për rrugë. Atëherë u bë me dije se Policia e Kurbinit ka sekuestruar një sasi prej 613 kg kanabis dhe ka arrestuar dy persona. Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar, punonjës të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor në “Godull”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve: -S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin; -R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë! Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike në drejtim të Italisë dhe madje ishte gati edhe mjeti që do ta transportonte./Fjala.al