Presidenti Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë, Kurti: Fundi i një epoke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

“Bota – e veçanërisht Kosova – është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, shkroi Kurti në platformën X.

Ai tha se Biden, me dekada të tëra, ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe mbështetësit më të palodhur.

Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Presioni nga Partia e tij Demokratike për t’u tërhequr, u rrit pas një performance jo të mirë të Bidenit në një debat presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar kundër Trumpit.Gjatë karrierës mbi 50-vjeçare në politikë, Biden ishte mbi tri dekada senator, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama, dhe një mandat president.

Si senator, ai ishte mbështetës i zëshëm i veprime ushtarake të NATO-s kundër Serbisë për të ndalur dhunën në Kosovë, si dhe më pas i pavarësisë së Kosovës.

Si nënpresident, ai vizitoi Kosovën dy herë.

Viteve të fundit, nga pozita e presidentit, inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën. S.B

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV