COVID-19/ “Na pret më e keqja”, OBSH: Lehtësimi i masave nuk tregon fundin e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se lehtësimi gradual i masave të bllokadës nuk korrespondon me fundin e pandemisë. “ Ndalimi i pandemisë kërkon përpjekje të përbashkëta nga individë , komunitetet dhe qeveritë të vazhdojnë të kontrollojnë përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës “, shtoi ai.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mendon se bota ende nuk është përballur me më të keqen e pandemisë së COVID-19. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë.

Ai përsëriti thirrjet e tij për solidaritet global dhe unitet kombëtar dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, më shumë njerëz do të vdesin.

“Pa këta të dy, na besoni, na pret më e keqja. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus i tillë që shumë njerëz ende nuk e kanë kuptuar. Ky virus ka lloje të reja të shprehive ngjitëse. Është shumë ngjitëse ashtu si gripi. Është një vrasës serioz si SARS dhe MERS. Ka kombinime të rrezikshme”, tha ai.
Ai gjithashtu mohoi pretendimet e SHBA-së që OBSH-ja fshehu informacionet nga vendet anëtare.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV