“Ngjason me fundin e Martinajt”, Artan Hoxha analizon ngjarjen në Memaliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë se atentati me tre viktima, i cili ndodhi të shtunën në Memaliaj, nuk mund të jetë për një çështje hasmërie. Ai tha se personazhet e përfshirë kanë konflikte që vijojnë prej më shumë dekadash.

Hoxha bëri një profil të shkurtër të personit i cili ishte edhe “shënjestra” e atentatit, Adritatik Kalemi dhe të atentateve të shumta të bëra ndaj tij, jo vetëm në Shqipëri.

“Kemi të bëjmë me personazhe që kanë histori më shumë se dy dekada. Adriatik Kalemi është personazh shumë i hershëm dhe është personazh shumë i fortë në atë zonë. Ai ka qenë i akuzuar, i dënuar për vrasje, nuk është personazh që doli nga hiçi. Kjo gjë ka bërë që kohët e fundit të intensifikohen ngjarjet ku objektivi kryesor ka qenë Adriatik Kalemi.

Nëse merremi vetëm me pjesën e Shqipërisë duket sikur kemi të bëjmë me një hasmëri. Atentati që iu bë në ishullin Paxos, ku ai sa kishte vajtur me familjen për pushime, kjo dëshmon se ata kanë marrë informacionin në kohë rekord dhe erdhën të bënin atentatin në një vend të Bashkimit Europian.

Kjo dëshmon se ata njerëz nuk kanë vepruar në gjaknxehtësi e sipër, ne kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar e jo thjesht me disa njerëz që kanë hesape për të larë. Ai u mjekua, i shpëtoi atentatit ku u goditën 12 predha, më pas policia greke e arrestoi dhe në ditën e fundit që ai do dilte, shkoi një i burgosur egjiptian dhe e goditi me thikë”, tha gazetari në “Euronews Albania”.

Gazetari Hoxha tha se situata duket e ngjashme me atë që ai e quajti “fundi iu Ervis Martinaj” ku kundërshtarët e tij tentojnë të zhdukin edhe njerëz të afërt të Kalemit.

Lexo edhe :  Çiklisti rrëzohet pranë finishit, ja kush e fitoi etapën e fundit në Rrethin e Shqipërisë

“Atë po kërkojnë me çdo kusht ta eliminojnë. I bën atentat të vëllait, ai ishte me “Smart” e për mrekulli shpëtoi. Kanë bërë atentat ndaj familjarëve të tjerë të tij. Pra në pamundësi për të goditur direkt atë, ata po godasin çdo njeri afër tij.

Skena duket e ngjashme si me fundin e Ervis Martinaj, që po goditet çdo njeri afër tij dhe autorët nuk kapen asnjëherë. Krimet kanë ndodhur në Shqipëri, në Greqi, në Belgjikë kanë ndodhur edhe në Francë, por nuk është bërë e mundur që të eliminohet. Kjo ka bërë që situata të intensifikohet”, tha Artan Hoxha./kb

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV