Studim/ Mbajtja e masave shtrënguese mund të evitojë një valë të dytë të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti francez ‘Pasteur’ ka treguar se 6% e francezëve do të jenë infektuar nga koronavirusi më 11 maj, një nivel shumë i pamjaftueshëm për të shmangur një valë të dytë epidemike nëse të gjitha masat do të hiqeshin pas kësaj date.

“Që imuniteti kolektiv të jetë i mjaftueshëm për të shmangur një valë të dytë, duhet që 70% e personave të jenë të imunizuar. Ne jemi shumë më poshtë kësaj shifre”, theksoi autori kryesor i studimit, Simon Cauchemez.

“Prandaj, nëse duam të shmangim një valë të dytë të madhe, masat duhet të mbahen”, shtoi ai.

“Mundësia për një rikthim të epidemisë do të kërkojë një heqje shumë graduale të kufizimit duke nisur nga 11 maji”, theksoi kryeministri francez, Edouard Philippe, sipas të cilit francezët nuk do ta gjejnë menjëherë dhe me siguri për një kohë të gjatë jetën e tyre të mëparshme.

Pjesa e vogël e popullatës së infektuar është për shkak të kufizimit të bërë vetë, zbulon studimi, sipas të cilit numri mesatar i personave të infektuar nga një rast ka kaluar nga 3,3 para kufizimit në 0,5.

Qëllimi i kufizimit, masë e marrë nga shumë vende, ishte të pengonte një fluks masiv të pacientëve në të njëjtin moment, që do të tejkalonte kapacitetet e sistemit spitalor.

Të fundit

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Itali, vritet nga pronari i banesës 25-vjeçari shqiptar gjatë një tentative grabitjeje

Një ngjarje tragjike është regjistruar në provincën e Salernos, Itali, ku një i ri shqiptar, 25 vjeç, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë...

SPAK dorëzon pretencën për “Metamorfozën”, ja dënimi që kërkohet për të pandehurit

SPAK ka lexuar ditën e sotme pretencën ndaj të akuzuarve të dosjes "Metamorfoza", në gjykimin me kohë të shkurtuar. Pëllumb Gjoka 14 vjet burg Edmond Preka...

“Duhet ta hedhin jashtë si qen”/ Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN

Presidenti i SHBA-së e quan ‘lajm të rremë’ raportin e kanalit CNN mbi ndikimin e kufizuar të sulmit të SHBA-së në objektet bërthamore të...

Lajme të tjera

Web TV