Kryemnistri Edi Rama shpesh u përgjigjet komenteve në profilin e tij në Facebook. Së fundmi Rama i është përgjigjur një berberi i cili e ka pyetur nëse do ta marrin pagën e luftës berberët që janë të punësuar në sallone.
“Përshëndetje, jam një berber i punësuar te një salon, jam i siguruar, desha tu pyes kur do e marrim pagën e luftës? Apo ne që bëjm punë leshi lesht kena me mar”, ka shkruar berberi.
Rama i është përgjigjur duke i thënë se do ta marrë 400 mijë lekë nga paketa e zgjedhuar dhe se ndërkohë duhet të mësoje të qethi leshin e gjuhës, ndërsa është pa punë.
Ndërkohë sallonet, parukeritë dhe berberanat janë ende të mbyllura si shkak i koronavirusit.