Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar bizneset që u lejohet të rihapen të hënën e 27 prillit që të marrin një vërtetim te e-albania.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bën me dije se Task-Forca do të kontrollojë çdo biznes në bazë të Kodit Penal dhe ata që nuk do të kenë dokumentacionin përkatës duhet të përgatiten për pasojat.
Postimi i Edi Ramës:
? KUJTESË!
ÇDO BIZNES I LEJUAR PËR HAPJE DUHET TË DISPONOJË NË MJEDISIN PËRKATËS VËRTETIMIN NGA www.e-albania.al
DHE PROTOKOLLIN PËRKATËS TË SIGURISË, DUKE FILLUAR NGA E HËNA 27 PRILL!
TASK-FORCA NDËRINSTITUCIONALE ANTICOVID19 DO TË INSPEKTOJË DHE SANKSIONOJË, NË BAZË TË AKTIT NORMATIV DHE TË KODIT PENAL ÇDO BIZNES QË NUK DO TË KETË DOKUMENTACIONIN PËRKATËS, SI EDHE KUSHTET E PËRCAKTUARA NGA PROTOKOLLI?/Fjala.al/