Krijohet një kukull Barbie për fëmijët e verbër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania amerikane Mattel prodhoi kukullën e parë Barbie që është e verbër dhe mban një shkop, në mënyrë që të krijojë ndjenjën e përkatësisë tek fëmijët me probleme me shikimin.

Gjashtë dekada pas Barbies së parë, kompania vendosi të prodhojë këtë lloj kukulle për ta bërë ofertën e saj edhe më të larmishme.

Qëllimi, siç thuhet nga kjo kompani, është që fëmijët që kanë probleme me shikimin ose janë të verbër të përfaqësohen më mirë në shoqëri.

“Ne e kuptojmë se Barbie është shumë më tepër se thjesht një kukull”, tha nënkryetarja e kompanisë Krista Berger, duke shtuar se përmes saj, fëmijët mund të shprehen dhe të fitojnë një ndjenjë përkatësie.

Mattel punoi me Shoqatën Amerikane të të Verbërve për të siguruar që çdo gjë nga sytë e kukullës deri te rrobat të portretizonin me saktësi njerëz të verbër ose me shikim të dobët.

Barbie është e veshur me rroba të bëra prej pëlhure të ndjeshme në prekje që mund të vishen më lehtë, dhe paketimi është i përshtatshëm për fëmijët e verbër me germa Braille.

Përveç Barbie të verbër, Mattel ka prodhuar edhe kukulla të tjera me karakteristika të veçanta, si kukulla e parë e zezë me sindromën Down, pas versionit të saj të bardhë vitin e kaluar.

Këto dy kukulla janë pjesë e një koleksioni të veçantë që u lançua në vitin 2009 dhe përfshin ndër të tjera kukulla me ngjyra dhe lloje të ndryshme lëkure, si dhe një Barbie që ka proteza dhe përdor karrige me rrota./E.Ç

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV