Superushqimet që ndikojnë në fertilitetin e meshkujve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur një çift tenton shtatzëninë për më shumë së një vit dhe nuk arrijnë rezultat sigurisht se duhet kërkuar shkaktari, jo rrallë herë faktori mashkullor është shkaktari prandaj edhe duhet kërkuar trajtim.

Sipas matjeve në gjithë botën infertiliteti mashkullor dhe ai femërorë janë 50 me 50, pra meshkujt nuk janë më pak të prekur nga infertiliteti se gratë.

Por kur një çift nisë tentativat për shtatzëni këshilla e mjekëve është që të dyja palët të ushqehen shëndetshëm, prandaj edhe duhet njohur ushqimet që ndikojnë pozitivisht në fertilitet.

Cilësinë e spermës e ndikon shumë stili i jetës dhe lloji i ushqimit që burri konsumon.

Arrat janë ushqim shumë i pasur me acide yndyrore Omega 3 dhe sipas studimeve konsumimi i arrave ndikon pozitivisht në rritjen e vitalitetit, lëvizshmërisë dhe morfologjisë.

Farat e kungullit kanë përmbajtje të lartë të zinkut, mineral ky që ka një rol të rëndësishëm në prodhimin e testosteronit.

Sipas studimeve, boronicat janë anti-inflamator dhe anti-oksidues të mrekullueshëm; për shkak të përmbajtjes ndikojnë në përmirësimin e sasisë së spermës.

Padyshim që një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur sasinë dhe cilësinë e spermës është konsumimi i mjaftueshëm i ujit sepse sperma është me bazë uji.

Çokollatën e zezë mund ta konsumoni pa u ndjerë fajtorë se po konsumoni ëmbëlsirë, por sigurisht edhe pa e tepruar, sepse për shkak të përmbajtjes çokollata e zezë mund të rritë volumin dhe të përmirësojë numrin dhe lëvizshmërinë e spermës.

Ndërsa shega, përveç që ka super shije ajo është edhe super ushqim i shëndetshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, ky frut përmirëson qarkullimin e gjakut, ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaksulare dhe ekspertët thonë se rritë cilësinë e spermës dhe dëshirën seksuale te të dyja gjinitë.

Lexo edhe :  FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Mjekët sugjerojnë që çiftet që tentojnë shtatzëninë, të fillojnë një stil jetese të shëndetshme disa muaj më herët, duke abstenuar nga duhanpirja, konsumimi i tepër i alkoolit dhe duke ju përkushtuar një stili te shëndetshëm jetese. S.B

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV