Rama: Përveç koronavirusit, kemi edhe një taksirat tjetër -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një lidhjeje direkte në rrjetin e tij social, Facebook ka folur mbi situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Rama i është përgjigjur interesit të shumë qytetarëve se kur do të nisë hapja dhe se kur njerëzit do të dalin nga shtëpitë apo nëse do të rihapen shkollat.

Kreu i qeverisë ka marrë si referencë vendet e tjera të Evropës sa i përket procesit të hapjes.

Ai theksoi se nga vendet evropiane dhe ato nordike, vetëm Danimarka ka vendosur që të rihapë shkollat.

Sipas tij, Shqipëria nuk mund ta ndërmarrë këtë hap pasi përbën rrezikshmëri aq më tepër kur edhe vendet e tjera të Evropës nuk dinë se çfarë do të bëjnë.

Për më tepër sipas Ramës, Shqipëria ka edhe një taksirat tjetër, siç është tërmeti, që ka shkaktuar dëme të mëdha në shkolla. Sipas kryeministrit ato përbëjnë një rrezik më vete.

Përveç koronavirusit, ne kemi edhe një taksirat tjetër, kemi tërmetin, shkollat përbëjnë një rrezik, sidomos ato që janë dëmtuar nga tërmeti”

Kryeministri shpjegoi se hapja nuk mund të ndodhë në mënyrë të menjëhershme pasi edhe bota i trembet një vale të dytë të koronavirusit.

Ai shtoi “normaliteti ri nuk do të jetë njësoj para se të hynim në këtë situatë. Në normalitetin e ri do të duhet t’i imponojmë njëri-tjetrit kushte dhe rregullat që kemi mbajtur deri tani”.

Të fundit

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Lajme të tjera

Web TV