Koronavirusi/Rama më në fund jep lajmin e mirë: Nga java e ardhshme do të..-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama në një dalje publike përmes Facebookut ka theksuar se nga java e ardhshme, duke nisur që nga data 4 maj, do të rritet fasha orare e daljes në pazar dhe në udhëtimet midis qyteteve.

Për këto të fundit Rama tha se do të vendoset shërbimi taksi.

Ai shpjegoi gjithashtu se edhe bizneset do të fillojnë të rikthehen në punë, për të ndihmuar ekonominë familjare. Por e gjitha kjo hapje sipas kryeministrit Rama do të bëhet përmes rregullave dhe kushteve të sigurisë.

Javën e ardhshme do të rrisim orarin e daljes në Pazar. Do të hapim edhe rrugët për shërbimet ndërqytetëse, për shërbimet taksi, për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin nga një qytet në tjetrin. Nga e hëna , 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë, madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë. Po ashtu do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve. Kjo patjetër që do të ndihmojë ekonominë familjare të atyre që dalëngadalë do të kthehen në punë. Prandaj edhe pak durim. Duhet ta ngulisim në mendje që të gjithë se hapja do të garantohet me rregulla dhe me kushte sigurie”, u shpreh kryeministri Rama.

Të fundit

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Mori mandatin e katërt/ Rama: Më ka zënë belaja me kolegët!

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e...

Martesat brenda fisit, ja qyteti i shkatërruar nga sindroma e veçantë

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale...

Lajme të tjera

Web TV