“Tradhtinë e mora vesh nga portalet”, rrëfimi i pazakontë i Alma Bektashit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer detaje të tjera për jetën private. Ajo ka treguar si e mori vesh tradhtinë e ish-bashkëshortit, e cila s’ka qenë shumë e zakontë.

Në një intervistë të dhënë për “Sol” në Klan Kosova, Alma pohon se kishte dyshimet e saj për atë që po ndodhte në martesën e saj, por pjesën tjetër e mësoi nga portalet e lajmeve.

Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes. S.B

Të fundit

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Lajme të tjera

Web TV