Covid-19/ Gjermania si SHBA-të, akuzon Kinën për përhapjen e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas SHBA-vë që ishin të parët që reaguan me tone të ashpra ndaj Kinës për përhapjen e pandemisë së koronavirusit, tashmë edhe Gjermani është duke kërkuar llogari nga vendi aziatik.

Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, ka kërkuar një përgjigje zyrtare dhe një sqarim të hollësishëm nga Kina mbi pandeminë e COVID-19.

Në mediat gjermane po raportohet se ministri Müller ka kërkuar nga autoritetet kineze të jetë të hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize.

“Qeveria e Pekinit duhet të tregohet transparente dhe e hapur me botën, në këtë kohë të vështirë krize, që ka zaptuar botën”,- ka deklaruar ministri gjerman, duke shtuar se “kjo duhet sqaruar, përndryshe humbet besimi para qëndrimit të Pekinit”.

Ndërsa Instituti i virologjisë së Wuhanit (WIV) kundërshtoi tezën aktuale që virusi Sars CoV2 është një rrjedhje aksidentale nga laboratorët atje, dhe theksoi dhe një herë teorinë ekzistuese që virusi i lartpërmendur është shfaqur në tregun famëkeq./Fjala.al/

Të fundit

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Lajme të tjera

Web TV