Kujdes! Nëse keni këto simptoma keni probleme me tiroiden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë.
Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes.
Ekspertët thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës.
Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

Rënia e Flokut
Rënia e flokut është një nga simptomat e lidhura fort me problemet në funksionin e tiroides. Në varësi të problemit, njeriu edhe në moshë të re mund të përballet me rënien e flokut dhe hollimin e tij.

Konstipacioni
Konstipacioni dhe fryrjet mund të jenë rezultat i një problemi të fshehur me tiroiden, veçanërisht hipotiroidizmin. Ky problem mund të ngadalësojë disa procese në trup, përfshirë këtu jashtëqitjen.

Luhatjet e Humorit
Luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni mund të shkaktohen nga një sërë problemesh përfshirë këtu ato me tiroiden. Ndryshimet hormonale shkaktojnë shumë drobitje të sistemit mendor dhe nxisin luhatjet e humorit.

Shtimi i papritur në peshë
Ekspertët thonë se shtimi i pashpjeguar dhe i beftë në peshë është një nga simptomat më të përhapura në mesin e njerëzve që vuajnë nga tiroidja, të rinj apo në moshë madhore.
Tharja e lëkurës
Përtharja e lëkurës është gjithashtu një simptomë e hipotiroidizmit dhe ka tendencën të përkeqësohet nga moti i ftohtë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 77 përqind e njerëzve që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë lëkurë të thatë.

Problemet me kujtesën
Nëse vëreni që keni probleme me kujtesën, atëherë mund ta ketë fajin tiroidja. Mungesa e përqendrimit dhe harresa janë efekte anësore të mjegullimit të trurit që shkaktohet gjithashtu nga hipotiroidizmi.

Lexo edhe :  Hëna e Re e 29 Janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit

I ftohti
Nëse keni një tolerancë të ulët ndaj tiroides, atëherë duhet të bëni analizat për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm me tiroiden. Kjo për arsyen se tiroidja njihet edhe si termostati i trupit dhe rregullon temperaturën e tij./kb

Të fundit

“Joe Biden u përpoq të vriste Putinin”/ Deputeti i Dumës ruse:Nga ai çfarë s’pret

Deputeti i Dumës së Shtetit të Rusisë i është përgjigjur pretendimeve të gazetarit amerikan Tucker Carlson se administrata Joe...

Homazhet për Kryepeshkopin/Ja akset ku ndalohet qarkullimi i mjeteve për 3 ditë

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë e presin me lule. Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes...

Kina po na vëzhgon! Alarmi i IPAC: Kujdes nga mbikëqyrja teknologjike

Aleanca Ndërparlamentare mbi Kinën, një organizatë ku bëjnë pjesë edhe deputetë të parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që ka si qëllim...

Panik në aeroport! Merr flakë avioni, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur (sipas orës...

U ndje keq gjatë seancës në gjykatë, avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë në spital

Avokati Gjovalin Ulndreaj, ka ndërruar jetë. Mësohet se avokati ka shfaqur probleme gjatë një seancë në Gjykatën e Apelit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm...

Lajme të tjera

Web TV