U tërhoq nga futbolli pas Europianit, Toni Kroos zgjidhet lojtari i vitit në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u tërhoq nga futbolli me një lamtumirë prekëse nga Reali i Madridit, pas eliminimit tronditës nga Kampionatin Evropian, Toni Kroos u zgjodh lojtari më i mirë gjerman i vitit pas një votimi nga gazetarët sportivë të organizuar nga gazeta “Kicker”.

Kroos, i cili nuk arriti të hynte as në podium vitin e kaluar, fitoi çmimin pasi mori 285 vota nga 751 në total. Florian Ëirtz i Bayer Leverkusenit.

Toni Kroos e mbylli karrierën si profesionist me një sezon fantastik, në fund të të cilit fitoi La Ligan spanjolle dhe Championsin e tij të gjashtë si profesionist (i pesti me Realin e Madridit), duke luajtur një rol thelbësor në skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Fitimi i çmimit të lojtarit gjerman të vitit është një rezultat i mirë, një konfirmim i bukur dhe vlerësim i madh për atë që kam arritur në vitin e fundit. Po, do të jetë hera e fundit që do të zgjidhem, ky çmim nuk jepet si një falënderim për një lojtar që del në pension”, nënvizoi me humor legjenda e Gjermanisë dhe Realit të Madridit. “Nuk është një çmim falënderimi, nuk ka të bëjë me moshën apo përfundimin e karrierës, por vetëm me paraqitjet në fushë, të paktën kështu shpresoj”, tha duke qeshur gjermani.

Trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso, u zgjodh trajneri më i mirë, duke mposhtur konkurrencën e Sebastian Hoeness (74 vota) dhe Frank Schmidt (50 vota), respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë./ D.C

Të fundit

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00,...

Lojtari i ri më i mirë i vitit në Champions, Doue shkëlqen në sezonin e parë me Parisin

Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj...

Lajme të tjera

Web TV