Ja kur hapen gjykatat në vend, KLGJ merr vendimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina për shkak të pandemisë preku dhe gjykatat në vendin tonë. Por lajmi i mirë është se ato do te hape javës tjetër. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot ti japë fund periudhës së pezullimit të proceseve gjyqësore civile dhe penale në Shqipëri.

Mësohet se gjatë diskutimit në mbledhjen e sotme, anëtarët e KLGJ vendosën të miratojnë fillimin e punës në sistemin gjyqësor në datën 27 prill 2020. Pikërisht në këtë datë të gjitha proceset gjyqësore penale dhe civile do të hapen për shqyrtim, por me kufizim për sa i përket pjesëmarrësve.

Me këtë vendim e gjithë administrata gjyqësore do dali në punë, me përjashtim të punonjësve që janë prekur nga virusi pandemic COVID-19 apo që kanë të afërmit e tyre të prekur dhe domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë në karantinim të plotë.

Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen pa praninë e publikut, vetëm në prezencë të palëve dhe avokatëve mbrojtës. Sigurisht që KLGJ ka urdhëruar që çdo gjykatë fakti dhe apeli duhet të marrë masa për sa i përket dezinfektimit të ambienteve dhe krijimin e kushteve sanitare dhe tuneleve dezinfektuese në hyrjet kryesore të gjykatave.

Me çeljen e proceseve gjyqësore automatikisht fillon punën normalisht dhe prokuroria, e cila 90 për qind të punës së saj e ka me veprimtarinë e gjykatës. Pezullimi i proceseve gjyqësore civile dhe penale u krye për një periudhë 2 mujore për shkak të virusit pandemik COVID-19.

Gjatë kësaj faze në gjykata janë zhvilluar vetëm procese emergjente që kishin të bënin me caktimin e masës së sigurisë të personave të arrestuar dhe procese gjyqësore që lidhen me pensionin familjar të fëmijëve.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV