“Kjo ngre shumë flamuj të kuq”, Irani lëshon satelitin e parë ushtarak në hapësirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka njoftuar se ka lëshuar me sukses satelitin e parë ushtarak të vendit pas disa muajsh dështimesh, një program që Shtetet e Bashkuara pretendojnë se është një mbulesë për zhvillimin e raketave, dhe kjo gjë mund të rrisë tensionet midis tyre.

“Sateliti i parë i Republikës Islamike të Iranit është nisur me sukses në orbitë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike [IRGC]”, shkruhej në faqen zyrtare të forcave elitare të mërkurën.

Sateliti është quajtur “Noor” – që do të thotë “dritë” – dhe u përdor një transportues satelitor Ghasad për ta hedhur në hapësirë, një sistem që më parë ishte i panjohur. Lëshimi i tij u bë në shkretëtirën Markazi.

Sateliti “është vendosur 425km në orbitën e Tokës”, shkruhej në faqe. “Ky veprim do të jetë një sukses i madh dhe një zhvillim i ri në fushën e hapësirës për Iranin Islamik”.

IRGC e quajti atë satelitin e parë ushtarak të lëshuar ndonjëherë nga Teherani.

Ndërsa bota merret me pandeminë e  koronavirusit dhe çmimet historikisht të ulëta të naftës, lëshimi i raketave mund të sinjalizojë  se rreziqe të tjera do të vinë nga Irani.

“Kjo ngre shumë flamuj të kuq”, tha Fabian Hinz, një studiues në James Martin Center.

Hinz tha, bazuar në imazhet e mediave shtetërore, lëshimi duket se ka ndodhur në një bazë IRGC të paemërtuar më parë pranë Shahroud, Iran, rreth 330 km (205 milje) në veri-lindje të Teheranit. Baza është në provincën Semnan nga e cila operon programi hapësinor civil i Iranit./Burimi:Aljazeera Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV