CIA paralajmëron Izraelin: Irani mund t’ju sulmojë brenda 48 orëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CIA ka paralajmëruar Izraelin, se Irani mund të tentojë një sulm ndaj shtetit hebre gjatë 48 orëve në vijim, si reagim për bombardimet në konsullatën e tij në Damask të Sirisë.

Sipas mediave, sulmi nga Teherani mund të ndodhë me një shi raketash dhe dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda izraelit.

Frikën për një zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme e shton më shumë kërcënimi nga lideri suprem i Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, se do “t’i bëjë sionistët të pendohen për sulmin në Damask”.

“Ky dështim i izraelit në Gaza do të vazhdojë, po ashtu edhe këto përpjekje të dëshpëruara në Siri.

Sigurisht, ne do t’u japim atyre një shuplakë për këtë veprim. Ata kanë rënë në kurthin e tyre dhe nuk ka shpëtim.

Çdo ditë që regjimi sionist vazhdon që të jetë në Gaza aq më afër do të jetë rënia dhe shkatërrimi i tij”, tha Ali Khamenei, lider suprem i Iranit.

Marrë shkas nga kërcënimet, Izraeli ka nisur me ndryshimin e qëllimshëm të shërbimeve GPS në të gjithë vendin, siç thuhet, për të parandaluar sulme të mundshme me raketa e dronë nga Irani.

Një tjetër masë e ndërmarrë nga shteti hebre është ajo e thirrjes së rezervistëve të mbrojtjes ajrore për shërbim në ushtri dhe e anulimit të të gjitha lejeve për forcat e armatosura. Përkundër situatës së tensionuar, sulmet në Gaza nuk kanë ndalur./E.T

Të fundit

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

Lajme të tjera

Web TV