Një thesar monedhash të rralla ari zbulohen gjatë gërmimeve arkeologjike në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gërmimet e vazhdueshme në një qytet të lashtë grek në Turqinë perëndimore ka nxjerrë në dritë artefakte dhe mbetje arkeologjike që datojnë që nga shekulli i pestë para Krishtit, duke përfshirë një numër të jashtëzakonshëm monedhash ari që ishin fshehur për më shumë se 2000 vjet.

Thesari i gjetur, i groposur me gjasë qëllimisht nën dyshemenë e një shtëpie të shekullit të pestë para Krishtit, mund të tregojë historinë e një ushtari të lashtë mercenar gjatë atyre kohërave të konfliktit. “Zbulimi i një gjetjeje kaq të vlefshme në një gërmim arkeologjik është shumë i rrallë”, tha udhëheqësi i gërmimeve Dr. Christopher Ratté. “Askush nuk gropos një grumbull monedhash, veçanërisht monedha nga metalet e çmuara, pa synuar ta marrë atë. Pra, vetëm ndonjë fatkeqësi më e madhe mund të shpjegojë ruajtjen e një thesari të tillë.”

Vendi përfshin tiparet tipike të një qyteti të lashtë grek, si një teatër, tempuj, shtëpi në qytet dhe një treg. Artefaktet e gjetura tregojnë historinë e atyre që banonin në qytet jo vetëm gjatë periudhës midis mbretërimit të Aleksandrit të Madh dhe Perandorisë Romake, por edhe qindra vjet më parë, kur tensioni ishte i lartë midis qytetërimit grek dhe Perandorisë Persiane.

Monedhat e gjetura i takojnë Perandorisë Persiane, shekulli i gjashtë para Krishtit deri në rreth 330 para Krishtit. Arsyet që mund ta kenë çuar të zotin në braktisjen e monedhave mund të lidhen me sulmet helene të asaj kohe që masakruan një grup mercenarësh për Persinë./e.t

Të fundit

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Lajme të tjera

Web TV