Kurti i përgjigjet Thaçit: Po vepron në kundërshtim me Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Hashim Thaçi.  Kurti në letrën drejtuar presidentit vë theksin se ai nuk ka të drejtën dhe as autorizimin kushtetues për të konstatuar se LVV ka refuzuar të propozojë kandidatin për kryeministër.

“Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë; ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë Qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike; dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Presidenti i Kosovës, Thaçi në letër i kujtonte Kurtit  se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

“Më duhet t’ju rikujtoj që në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e imja që ta ruaj stabilitetin e vendit dhe të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve të vendit”, shkruan Thaçi në letrën e tij.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV