Moderatorja rrëfen tmerrin në traget: Ja mënyra skandaloze si trajtohen pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush ka udhëtuar me traget, e di shumë mirë ndjesinë që ka përjetuar gazetarja Bieta Sulo. Kjo e fundit, ka ndarë me publikun disa pamje nga kthimi me traget nga Italia. Bieta tregon ndodhitë e udhëtimit, duke mos anashkaluar sjelljen arrogante të stafit dhe grupit që merrej me organizimin.

Postimi i Bieta Sulos:

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget. Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht. Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura. Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim. “Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar çfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh. Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh.

Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur. Një ditë më pas. Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja. Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites. U futëm në traget. Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”. Në atë moment sapo ishin bërë. Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.

Lexo edhe :  Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30. Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën. Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë. Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall. Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024!/kb

  

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV