Homazhe për Egli Progën, qyetarët ndezin qirinj pranë portretit të tij para Katedrales

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytetin e Korçës janë zhvilluar homazhe në nder të Egli Progës, 42-vjeçari i cili vdiq nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në Pogradec më 10 gusht.

Disa qytetarë ishin mbledhur në katedralen e qytetit të Korçës, ku ndezën edhe qirinj.

Një prej tyre në një prononcim për mediat i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin ngjarjen, të bëjne drejtësi dhe t’i mbrojnë jetën çdo qytetari.

Sipas tij, ngjarja ku mbeti i vrarë Egli Proga tregon se jeta në këtë vend është e pasigurt.

“Bëjmë thirrje për të bërë homazhe për largimin e padrejtë nga jeta të Eglit, i cili u vra dhe tregoi se për të gjithë ne jeta është e pasigurt në këtë vend. Sot ishte Egli, nesër mund të jetë kushdo. Ne besojmë se duhet të kemi homazh, duhet të bëjmë një thrirrje për drejtësi, duhet të bëhemi të gjitha bashkë, për të kuptuar se jeta duhet mbrojtur. I drejtohemi institucioneve që kanë për detyrë të na mbrojnë jetën. Të gjithë qytetarët e kanë ndjerë dhimbjen që një prind la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël. Kërkojmë drejtësi dhe siguri për jetën tonë”, tha një qytetar./e.t

Të fundit

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte...

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të...

E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e...

Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme. “Rreth orës 10:15, në aksin rrugor...

Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19...

Lajme të tjera

Web TV