VIDEO/ Real Madrid mposht pastër Atalantën dhe ngre trofeun e Superkupës së Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në kuadër të finales së Superkupës së Evropës të zhvilluar në Varshavë të Polonisë.

Mbretërit e nisën ndeshjen me treshen sulmuese Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por vetëm në fund të pjesës së parë arritën të rrezikonin seriozisht.

Në minutën e 27-të, erdhi rasti i parë në ndeshje, ku Marten de Roon harkoi, por topi i devijuar nga Eder Miltao u ndal në shtyllë.

Ederson provoi goditjen pas disa minutash, por as ku nuk ishte i saktë.

Në kohën shtesë të pjesë së parë, Real Madridi ishte afër golit, por gjuajta e Vinicius u ndal në shtyllë.

Pas një pjese të parë jo aq atraktive, pjesa e dytë nisi i shumë mirë për mbretërit që gjetën golin.

Zhvillohej minuta e 59-të, kur Jude Bellingham nisi një aksion të mirë menduar, duke pasuar te Vinicius, i cili kalon ë lojtar dhe pason te Ernesto Valverde që shënon nga afër për 1-0.

Një aksion shumë i bukur që kthehet në gol nga mbretërit, të cilët edhe pas golit rrezikuan me Vinicius dhe Eder Militao, por portier Musso ishte në vend.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur në minutën e 69-të, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe kombinuan bukur, me francezin që gjuan me të parën për të shënuar për 2-0.

Pas golit të dy skuadrat kishin raste të mira, me Atalantan që rrezikoi më shumë.

Lexo edhe :  E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës.

Të fundit

Klauzola vlen 15 ditë: ylli i Barcelonës “del në shitje” me kosto 65 mln euro

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për "vetëm" 65 mln...

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV