‘Përjetova momente të vështira’, Klea Prenga reagon sërish pas sulmit nga motrat Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy motrat Atonela dhe Mariela Berishaj vijojnë të jenë në kërkim pas një sulmi fizik ndaj Klea Prengës. Ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se “Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa vetë 24 vjeçarja e bëri denoncimin dy ditë më pas. Sot ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke falenderuar personat që i kanë qëndruar pranë në këtë situatë të vështirë dhe i kanë dhënë kurajo.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova. E vlerësoj pa masë kujdesin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë. Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth. Faleminderit që jeni me mua!”/E.Ç

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV