BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksadnar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë.

“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.

Nga BE-ja thanë po ashtu se “duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”.

Vulin, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ka falënderuar strukturat ruse të sigurisë për “paralajmërimin lidhur me planifikimin e trazirave masive dhe një tentim grushtshteti” në Serbi.

Me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë Vulin diskutoi për “pjesëmarrjen aktive të forcave të huaja në nxitjen artificiale të tensioneve”.

Qeveria serbe e përshkroi protestën kundër mihjes së litiumit si “përpjekje për grushtshtet”. Në javët e fundit, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka akuzuar shtetet perëndimore se qëndrojnë prapa protestave.

Më 11 gusht, para protestës në Beograd, Vuçiç po ashtu deklaroi se paralajmërimet nga shërbimet ruse thoshin se në Serbi “po planifikohen trazira masive, me qëllimin kryesor grushtshtetin dhe rrëzimin e udhëheqjes së shtetit”.

Kjo protestë kaloi pa incidente të mëdha./e.t

Të fundit

Propozimi i Dash Shehit: Përllogaritja e viteve të punës të fillojë nga mosha 16-vjeç

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se vitet e punës për çdo person, duhet të...

Gara për drejtues të RTSH-së, “Safe Journalists” thirrje Kuvendit: Kërkoni llogari

Rrjeti “Safe Journalists” ka ngritur shqetësimin lidhur me garën dhe procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një reagimi ku...

“Joe Biden u përpoq të vriste Putinin”/ Deputeti i Dumës ruse:Nga ai çfarë s’pret

Deputeti i Dumës së Shtetit të Rusisë i është përgjigjur pretendimeve të gazetarit amerikan Tucker Carlson se administrata Joe Biden tentoi të vriste Vladimir...

Homazhet për Kryepeshkopin/Ja akset ku ndalohet qarkullimi i mjeteve për 3 ditë

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë e presin me lule. Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes...

Kina po na vëzhgon! Alarmi i IPAC: Kujdes nga mbikëqyrja teknologjike

Aleanca Ndërparlamentare mbi Kinën, një organizatë ku bëjnë pjesë edhe deputetë të parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që ka si qëllim...

Lajme të tjera

Web TV