Një baba 21-vjeçar ka kryer vetëvrasje pasi besohet se nuk duronte dot izolimin gjatë karantinës.
Red Gale, vdiq në 1 prill pasi i dërgoi një mesazh lamtumire nënës së tij dhe miqve të afërt ,raporton Wales Online.
Motra e tij tregoi se ai vuante nga depresioni dhe kishte probleme me ankthin.
Ai i kishte thënë të ëmës që nuk do të rezistonte dot e për shumë kohë në karantinë.
Familja e tij ka kërkuar suport për të gjithë personat me probleme mendore që e kanë të vështirë të qëndrojnë të izoluar.
Për të ndihmuar me shpenzimet e varrimit, një mik i familjes ka ngritur një faqe ‘GoFundMe’ e cila tashmë ka mbledhur më shumë se 4,000 paund./Fjala/al/Burimi:Mirror