Dukagjin Lipa kujton fillimet e vështira: Dikur kam shitur xhaketa lëkure

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dukagjin Lipa, babai i super yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi në podcastin “3GO” disa detaje interesante rreth fillimeve të tij të vështira. Ai tregoi për përpjekjet e tij për të balancuar studimet dhe punën, dhe për sfidat që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit.

Dukagjin Lipa rrëfeu se gjatë studimeve ka punuar në disa punë të ndryshme për të mbështetur veten dhe familjen e tij. Një nga punët e para që ai ka bërë ishte si shitës i xhaketave të lëkurës, një përvojë që e kujton me një lloj nostalgjie.

“Punë të parë kam punuar në bar. Jo, s’është në bar, kam shitur xhaketa lëkure? Unë gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj edhe si student. Ndoshta sepse babanë ma larguan nga puna gjatë regjimit serb, dhe financat nuk ishin më njësoj”, thotë ai.

Ky përkushtim dhe punë e palodhur janë elemente që kanë formësuar karakterin dhe vendosmërinë e tij, cilësi këto që duket se i ka trashëguar edhe vajza e tij, Dua Lipa, e cila sot është një nga artistet më të suksesshme në botë.

Përveç angazhimeve të tij si menaxher i Dua Lipës, Dukagjin Lipa është gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm në Prishtinë, është pronar i agjencisë e marketingut “Republika”. Kjo agjenci është edhe organizatore e festivalit “Sunny Hill”, i cili ka sjellë në Prishtinë dhe Tiranë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.

Historia e Dukagjin Lipës është një dëshmi e fuqishme e asaj se si përkushtimi dhe puna e palodhur mund të të ndihmojnë të përballosh vështirësitë dhe të arrish suksesin, pavarësisht nga pengesat që mund të të dalin përpara./E.Ç

Të fundit

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në...

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive...

Lajme të tjera

Web TV