Punonjësit e turizmit bëjnë dy turne dhe nuk flenë gjumë për katër muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mos morisë së kënaqësive e pakënaqësive që janë thënë këtë verë për kushtet e turizmit, një çështje e rëndësishme, që nis qysh prej prillit, është sigurimi i fuqisë punëtore për industrinë e turizmit. Është e vërtetë, të rinjtë po joshen çdo vit e më shumë të punojnë në bregdet, por jo se pagat, meqë kanë arritur një mijë euro, quhen të larta. Së pari, askush nuk e di stërmundimin e tyre, dhe ç’është më e rëndësishmja, puna e këtyre të rinjve fillon kryesisht në orën 8.00 të mëngjesit (edhe me heret) dhe me pak pushim pasditeje që nuk i kalon dy orët, vijon sërish, për të përfunduar në orën 1 apo 2 të natës. Bëjini llogaritë vetë!

Për tre, katër muaj këta të rinj nuk ngopen asnjë ditë me gjumë, sepse nuk kanë asnjë ditë pushim. Krahasuar me tregun, shifra që vlerësohet puna e tyre mund të tingëllojë e lartë, sepse ka qenë dikur shumë e ulët, por është shumë më pak nga cfarë meritojnë. Sigrisht, shërbimi i tyre plotësohet edhe me bakshishet që fitojnë gjatë ditës, përndryshe nuk do kishin shkuar. Pastaj, sa mundësi të tjera kanë për të punuar në vendet nga vijnë!? Asnjë! S.B

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV