Eksperti rus: Ja çmenduria që ka bërë Kina brenda laboratorit për të infektuar njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga mikrobiologët kryesorë të Rusisë pretendon se shkencëtarët kinezë kanë bërë “gjëra absolutisht të çmendura” brenda laboratorit në Wuhan për të infektuar njerëzit.

Studiuesi i Institutit Engelhardt të Biologjisë Molekulare në Moskë, profesori Petr Chumakov, është shprehur se shkencëtarët kinezë me shumë gjasë kanë qenë duke studiuar patogjenitetin e virusit kur ndodhi shpërthimi.Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit janë përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit për më shumë se dhjetë vjet”, tha ai. Ndërsa shtoi se “Për më tepër, ata e bënë këtë, gjoja jo me qëllimin për të krijuar variante patogjene, por për të studiuar patogjenitetin e tyre”, shpjegon profesori.

“Ata kanë bërë gjëra absolutisht të çmendura, për mendimin tim”, saktësoi ai.

Chumakov shpjegoi se shkencëtarët kanë ndërhyrë në gjenomin e virusit i cili i dha atij fuqinë për të infektuar njerëzit dhe se “panorama e krijimit të mundshëm të koronavirusit aktual po del dalëngadalë”.

Ekzistojnë disa ndërhyrje, d.m.th., zëvendësime të sekuencës natyrore të gjenomit, që i dha atij veti të veçanta” tha ai.

“Ishte interesante që kinezët dhe amerikanët që kanë së bashku i botuan të gjitha veprat e tyre në shtypin shkencor. Unë  mendoj se do të nisë një hetim, si rezultat i të cilit do të hartohen rregulla të reja që rregullojnë punën me gjenomet e viruseve të tilla të rrezikshme. Por tani është shumë herët për të fajësuar ndokënd”, thotë profesori.

Shkencëtarët kinezë të Laboratorit CAS Key të Patogjenëve Specialë dhe Biosigurisë në Institutin e Virologjisë Wuhan kanë studiuar koronaviruset te lakuriqët e natës për pesë vjet.

Ata kishin studiuar viruse të rënda të sindromës së frymëmarrjes akute (SARS), të gjetura në specie të shumta të lakuriqëve që jetonin në një shpellë të vendosur afërsisht 60 km larg qytetit të Kunming në Kinë.

Lexo edhe :  VIDEOLAJM/ Cunami në Japoni, valët e forta godasin brigjet e Hokkaidos

Ekipi zbuloi se “kombinimi gjenetik midis shtameve virale te lakuriqët” mund të ketë prodhuar “paraardhësin evolucionar” të llojit që shkaktoi një shpërthim vdekjeprurës të SARS tek njerëzit. Shkencëtarët besojnë se virusi SARS-COV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, u kalua nga lakuriqët në një specie kafshësh të paidentifikuar ende, që më pas ua kaloi njerëzve.

Chumakov nuk mendon se ka pasur ndonjë qëllim të keq nga ana e shkencëtarëve për të punuar me virusin e ri, aq më tepër nëse është tentuar për të gjetur një kurë ndaj sëmundjes së HIV-it.

Sidoqoftë, ai nuk e përjashton keqmenaxhimin dhe lë të kuptohet se ka ndikime më të errëta.

Askush nuk e përjashton që pas shkencëtarëve qëndrojnë ‘kuratorët’ që drejtojnë  ngjarjet në drejtimin që u interesojnë atyre”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, shkencëtarët kinezë kanë hedhur poshtë pretendimet se koronavirusi ka dalë nga laboratori i tyre.

Një analizë e studiuesve nga Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Scriptps Research në SHBA, ka arritur në përfundimin se virusi është produkt i evolucionit natyror./Përshtati nga MEA WorldWide, për Fjala.al, B.Quku

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV