Koronavirusi/Studimet nxjerrin zbuluar mashtrimet e frikshme të Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Midis 15 janarit dhe 3 marsit, Kina nxori ​​shtatë kritere të ndryshme sipas të cilave ajo maste rastet me koronavirus, duke zvogëluar numrin e të prekurve me Covid-19.

Sipas studimeve të fundit Kina ka pasur katër herë më shumë raste të raportuara me koronavirus deri më 20 shkurt.

Studiuesit nuk kanë qenë në gjendje që të mbledhin të dhënat e nevojshme pas 20 shkurtit dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të ekzaminojnë efektet e dy kritereve të fundit me të cilat Kina maste të prekurit nga koronavirusi.

Këto të dhëna kanë dalë dritë teksa tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vazhdon të përshkallëzohet, ku SHBA akuzon regjimin kinez se ka fshehur të dhënat e vërteta që në fazën e hershme të koronavirusit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka kritikuar Kinën për dështimin e saj në raportimet për shpërthimin e hershëm të koronavirusit.

Kina, e cila rishikoi javën e kaluar numrin e vdekjeve me gati 50 për qind, ka raportuar 83,000 raste që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit, ndërsa në të gjithë botën janë prekur mbi 2 milionë njerëz.Kina është akuzuar për fshehjen e numrit të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në krahasim me vendet, si Spanja, Italia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat edhe pse me popullsi më të vogël, kanë raportuar shifra shumë herë më të larta të të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën/Përshtati nga The Forbes, për Fjala.al, B.Quku/

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV