Injektohen me vaksinën e mundshme të Covid-19 vullnetarët e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Britani ka filluar për herë të parë testimi te njerëzit për vaksinat e mundshme ndaj koronaviursit, Covid-19.

Dy vullnetarët nga 800 të rekrutuar për studimin u injektuan këtë të enjte në Oksford.

Gjysma prej tyre do të marrë vaksinën Covid-19 dhe gjysma tjetër do të marrë vaksinën që mbron nga meningjiti, por jo nga koronavirusi.

Plani i testimit është që vullnetarët nuk do të jenë në djeni se cila vaksinë po u injektohet, ndërsa mjekët do ta dinë.

Elisa Granato, njëra nga dy vullnetarët që iu injektua vaksina, i tha BBC: “Unë jam një shkencëtare, kam dashur të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.

Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë. Sigurisht, ne duhet ta provojmë atë dhe të marrim të dhëna nga njerëzit. Ne duhet ta demonstrojmë se në të vërtetë funksionon dhe ndalon njerëzit të infektohen me koronavirus para se të përdorin vaksinën në popullatën më të gjerë.”, tha ajo.

Gilbert më herët kishte thënë se ajo ishte “80% e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë thjesht se është “shumë optimiste” për shanset e saj.

Si funksionon vaksina?

Vaksina është bërë nga një version i dobësuar i një virusi të zakonshëm të ftohjes (i njohur si adenovirus) nga shimpanzet që është modifikuar, kështu që nuk mund të rritet tek njerëzit.

Ekipi i Oksfordit më herët ka zhvilluar dhe një vaksinë kundër Mers, një lloj tjetër i koronavirusit, duke përdorur të njëjtën metodë – dhe që kishte rezultate premtuese në provat klinike.

Si do ta dinë nëse funksionon?

E vetmja mënyrë se si ekipi do ta dijë nëse vaksina Covid-19 funksionon apo jo, është duke krahasuar numrin e personave që infektohen me koronavirus në muajt në vazhdim nga dy krahët e testimit.

Kjo mund të jetë problem nëse rastet bien me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse nuk mund të ketë të dhëna të mjaftueshme.

Lexo edhe :  Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Andreë Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, i cili po udhëheq testimin, tha: “Ne po shohim fundin e kësaj valë të tanishme epidemike. Nëse ajo nuk ndodh, ne nuk do të jemi në gjendje të tregojmë nëse vaksina funksionon. Por ne presim që në të ardhmen të ketë më shumë raste sepse ky virus nuk ka ikur. ”

Studiuesit e vaksinave po i japin përparësi rekrutimit të mjekëve, infermierëv në testim pasi ata kanë më shumë të ngjarë se të tjerët të ekspozohen ndaj koronavirusit.

Një testim më i madh, me rreth 5,000 vullnetarë, do të zhvillohet në muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë kufi moshor.

Njerëzit e moshuar kanë tendencë të kenë reagime më të dobëta imune ndaj vaksinave.

Ekipi i Oksfordit po shqyrton gjithashtu një provë për vaksinat në Afrikë, ndoshta në Kenia, ku shkalla e transmetimit po rritet.

Nëse të infektuarit mund të jenë problem, pse të mos infektoni vullnetarët me qëllim?

Kjo do të ishte një mënyrë e shpejtë dhe e sigurt për të zbuluar nëse vaksina ishte efektive, por do të ishte etikisht e papranueshme sepse nuk ka trajtime për Covid-19.

Por kjo mund të jetë e mundur në të ardhmen. Prof Pollard tha: “Nëse arrijmë në pikën kur kemi pasur disa trajtime për sëmundjen dhe mund të garantojmë sigurinë e vullnetarëve, kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të testuar një vaksinë.”

A eshte e sigurt vaksina?

Vullnetarët e testimit do të monitorohen me kujdes në muajt e ardhshëm. Atyre u është thënë se disa mund të kenë një dhimbje krahu, dhimbje koke ose ethe në dy ditët e para pas vaksinimit.

Gjithashtu u është thënë se ekziston një rrezik teorik se virusi mund të shkaktojë një reagim serioz ndaj koronavirusit, i cili u ngrit në disa studime të hershme për vaksinat e kafshëve Sars.

 

Por ekipi i Oksfordit thotë se rreziku i vaksinës që të prodhojë një sëmundje është minimale.

Shkencëtarët atje shpresojnë të kenë gati një milion doza deri në shtator, dhe të shkallëzojnë në mënyrë dramatike prodhimin pas kësaj, nëse vaksina rezulton e efektshme.

Burimi:BBC Përshtati: R.Guri

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV